ISHTI: Bombola që shpërtheu ishte e pakolauduar - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në versionin e tij zyrtar, edhe Inspektorati Shtetëror Teknik ka konkluduar se shkak i shpërthimit të bombulës së gazit, e cila plagosi 30 persona ditën e hënë ka qenë rrjedhja e gazit. Këto foto tregojnë gjendjen e bombolës që jo vetëm nuk ishte e kolauduar, por kishte dalë jashtë përdorimit prej vitesh. Gjithsej në lokalin e fshatit Beragozhd kanë qenë 6 bombula, të cilat përdoreshin për gatim, katër prej tyre ishin në gjendje pune. Mësohet se shkak i shpërthimit ka qenë nxehtësia që prodhohej nga soba me dru, e cila duke rënë në kontakt me gazin që rridhte ka shkaktuar ngjarjen e rëndë.Do të ketë masa shumë të rënda për të gjithë, do të bëjmë monitorime, Qytetarët nuk duhet kurrsësesi të mbushin bombolat as në karburante, por vetëm në pikat e licencuara. Të kërkojnë fletëpalosjen për mënyrën si është instaluar, duhet ta bëjnë për jetën e tyre.I pyetur nga Vizion Plus sa e ka kapacitete Inspektorati për të mbuluar gjithë hartën e vendit. Drejtori Arjan Goshi tha se ka, por atëherë e kujt është përgjegjësia në situata të tilla? Jashtë kamerave inspektorët e pranojnë se duhet rritur monitorimi, por numri i punonjësve pohojnë ata nuk është i mjaftueshëm, për të kontrolluar çdo aktivitet privat në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Free Traffic Exchange