Report TV - IQT: Bombola ishte e çarë rridhte gaz edhe pas shpërthimit

2016-02-02 0

TIRANË - Shkak i shpërthimit në lokalin e fshatit Beragozhdë në Dardhas të Pogradecit, është bërë bombola e amortizuar e gazit që përdorej për ngrohje. Kreu i Inspektoratit Qendror Teknik Arjan Gjoshi tha në një deklaratë për mediat se bombola ishte e çarë, jashtë çdo standardi dhe ndaj ka rrjedhur gazi. Sipas tij, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e kontaktit të gazit me temperaturën e sobës së zjarri që ndodhej në mesin e lokalit.

"Në tërësi në lokal kishte 6 bombula 10 litroshe, 4 prej tyre ne pune
Bombolat ishin të vendosura jashtë kushteve të sigurisë", tha Gjoshi.

Gjoshi thotë se edhe pas shpërthimit, bombola ka vijuar të rrjedhë ende gaz. Mbi një nga bombolat në lokal, inspektorët kanë gjetur edhe një zgarë.

Ai vlerësoi një rrezik të madh mbushjen e bombolave të gazit në pika të karburanteve, ndaj tha se do të merren masa të rrepta nga inspektorët për këto raste.

Free Traffic Exchange