Edhe kryeministri Rama ashtu sikurse ministri Tahiri e cilësoi përdorimin e kamerave të trupit për punonjësit e sigurisë si një element që zhduk ryshfetin dhe korrupsionin.
"Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin tha Rama por sistemi, prandaj zgjidhja nuk është ndëshkimi por modernizimi i sistemit ashtu sikurse po ndodh në policisë e shtetit me këto projekte"- tha Rama në ceremoninë e prezantimit të projektit për kamerat e trupit në policinë e shtetit pas uniformave te reja që u bënë publike këtë të hënën
Kryeminstri tha gjithashtu duke lartësuar punën e bërë deri më tani me policinë se deri më tani ishte beteja me analfabetizmin në polici dhe rregullimin e komunikimit dhe sjelljes së efektivëve me qyetarët në terren
?Një nga aspektet që ministri është fokusuar ka qenë beteja me analfabetizmin në komunikim dhe në sjellje të policisë si rezultat i një degradimi të vazhdueshëm të misionit funksionit apo nivelit të dijes. Trashëguam policinë me të paedukuar"-u shpreh kryeministri Rama.
Tahiri: Instrument antikorrupsion
Pas uniformave të reja, policia do të jetë e pajisur me kamera trupi. Në prezantimin e këtij projekti ministri Tahiri tha se ky ëhstë një instrument i rëndësishëm antikorrupsion madje rrit besimin e qytetarëve tek uniformat blu
Në fjalën e tij ministri tha se me anë të kamerave punonjësi nuk do të ketë mundësi të bëjë favore, majde do të kontrollohet edhe për mënyrën se si e bën punën.