Dy të plagosur në gjëndje kritike - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbetet kritike gjendja e te plagosurve nga bombula e gazit ne fshatin Beragozhd te Pogradecit, veçanërisht per dy prej tyre, te cilët kane djegie ne 50% te trupit. Mjeket e shërbimit te djegie-plastikes, thonë se nga 23 pacientet qe po trajtohen, 9 janë rende ne reanimacion dhe dy prej tyre ne gjendje kritike. Djegiet e mëdha ne trup dhe gjendja e renduar shëndetësore aktualisht e bën te pamundur transportin e tyre për kurim jashtë vendit. Jahte ambienteve te spitalit, situata është e ndere. Familjare dhe te afërm te pacienteve janë ne ankth për shëndetin dhe jetën e tyre. Ne mesdite, pacientet ne gjendje me te rende janë derguar per te kryer shërbimin e skanerit. Momentet e nxjerrjes se tyre nga spitali, kane qene tronditëse per te afërmit. Rreth orës 12:00 edhe 2 te plagosur te tjerë janë sjelle me helikopter nga Pogradeci drejt spitalit te Djegie-Plastikes. Per gjendjen e pacienteve jane interesuar ne spital mbrëmjen e te hënës edhe Kryeministri Rama, Ministri i Shëndetësisë, ndërsa sot ne mëngjes, edhe kryetari i opozitës dhe deputete te tjerë.