Report TV - Halimi thirrje Kushtetueses: Zbardh vendimin për mandatin e Kokëdhimës

2016-02-02 0

TIRANE - Partia Demokratike i bëri sërish thirrje Gjykatës Kushtetuese të zbardhë vendimin për mandatin e deputetit socialist Koço Kokëdhima. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti Eduard Halimi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj Gjykatës.

Rama sipas tij kërkon të mbrojë deputetët që përfitojnë nga fondet publike. Opozita kërkoi heqien e mandatit të deputetit Kokëdhima në parlament për shkelje të kushtetutës me arguementet se deputeti si pronar i një kompanie internet ka fituar para publike

Demokratët kërkojnë të mësojnë vendimin, nëse Kokëdhima ka shkelur apo jo Kushtetutën gjatë ushtrimit të detyrës së deputetit.

Partia Demokratike më herët i ishte drejtuar Kuvendit, i cili rrëzoi kërkesën e saj për t'i hequr mandatin deputetit Kokëdhima. PD-ja e ankimoi vendimin e Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi se cështja duhet të shqyrtohet në themel nga ana e Gjykatës, duke nxjerrë njëherësh të pavlefshëm vendimin e Parlamentit.

Free Traffic Exchange