Banorët e Dajçit: Bllokojmë rrugët nëse s’na jepet dëmshpërblimi- Ora News

2016-02-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e prekur nga përmbytjet e rreth 5 vjetëve më parë në zonën e nën Shkodrës kanë protestuar para bashkisë. Ata përsëritën kërkesën për dëmshpërblim, në të kundërt thonë se do të përshkallëzojnë protestat deri në bllokim rrugësh.
Protesta e banorëve të nën Shkodrës nga zona e Dajçit u zhvendos para bashkisë Shkodër. Ata kërkuan mbështetje nga vendorët për dëmshpërblimin e përmbytjeve të vitit 2010-2011, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat deri në bllokim rrugësh.
Banor 1: Ne kërkojmë një gjë të ligjshme dhe kjo pjesë e të përmbyturëve të Shkodrës është në kufij me Malin e Zi. Mali i Zi, nga e njëjta përmbytje nga shteti shqiptar është dëmshpërblyer, ndërsa ne nuk kemi marë asnjë qindarkë nga dëmshperblimi i asaj përmbytjeje.
Banor 2: Ky shqetësim kaq i madh i të gjithë popullit te nën Shkodrës dhe i një pjese të Shkodrës të futet në rendin e ditës të Këshillit Bashkiak dhe të institucioneve të tjera të rrethit të Shkodrës.
Pas kërkesave të banorëve të këtyre zonave, ka reaguar këshilli i qarkut dhe bashkia Shkodër.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-dajcit-bllokojme-rruget-nese-sna-jepet-demshperblimi/

Free Traffic Exchange