Vetëm pak muaj pas përfundimit të rikonstruksionit hamami në kalanë e Krujës, u rikthye sërish në gjendje e mëparshme. Më nisjen e reshjeve, uji depërtoi brenda duke e nxjerre jashtë funksionit.
Për të bllokuar futjen e ujërave te shiut ne ambientet e hamamit u gjet nje zgjidhje qesharake, çatitë me tjegulla u mbuluan me plastmas, duke shumëzuar me zero milionat e investuara. Hasan Stafa drejtor i zyres se ankesave te konsumatoreve te Shqiperise shprehet se përtej muaj këto ambiente janë mbyllur për shkak të problemeve.
Edhe gjatë punimeve për rikonstruksionin e këtyre ambienteve kishte debate të shumta për humbjen e origjinalitetit. Sipas ministrisë, ky investim do ta kthente këtë sipërfaqe të rikonstruktuar në destinacionin e shumë turistëve, por kjo gjë nuk ndodhi.