TIRANË - Pas dështimit të koncesionit dhënë për ndërtimin e hidrocentralit te Kalivaçit ish-kompanisë së biznesmenit italian Francesco Becchettinë vitin 1997, qeveria nuk heq dorë nga një shans i dytë me një tjetër koncesion mbi Vjosë. Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka bërë me dije, përmes një njoftimi publikuar dje në Buletin e radhës të Prokurimit Publik, se koncesioni i dytë që do të jepet mbi lumin Vjosa në historinë e shtetit shqiptar do të jetë ai për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit.