Report TV - Beqaj viziton të plagosurit: 6 prej tyre në gjendje të rëndë

2016-02-01 0

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili pa nga afër gjendjen e të plagosurve tha se nga 21 të plagosur që kanë mbërritur në repartin e djegieve plastike, 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
"6 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë në kushte të mira. Po u jepen të gjitha shërbimet. Përmasat janë të tilla, në kufijtë e tragjedisë, dhe janë mbi 20 vetë që kanë qenë në atë ambient. Kemi ende pacient që i presim?, tha Beqaj.