Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot Sekretarin Parlamentar të Shtetit pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Dr. Ralf Brauksiepe me të cilin biseduan mbi bashkëpunimin në kuadër të NATOs dhe mbi sfidat e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore.
Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe ndaj avancimit të procesit të integrimit evropian të vendit, si një kontribut tepër i vyer në drejtim të sigurisë rajonale dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-brauksiepe-bashkepunim-per-sfidat-globale-te-terrorizmit-dhe-sigurise-ne-rajon/