Në një lidhje telefonike për Report TV, drejtori i Spitalit të Pogradecit Genti Çala foli për një gjendje të rënduar të të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit. I gjithë spitali i Pogradecit është angazhuar për t?i dhënë ndihmën e parë të lënduarve ? tha Cala ? duke shtuar se deri më tani janë transportuar 7 persona drejt Tiranës, për të marrë mjekimin e specializuar në QSUT, aty ku ofrohet shërbimi i Djegie Plastikës.
Sipas tij, të gjithë të plagosurit duhet të transportohen drejt Tiranës ? por ajo që përbën skandal ? është fakti se 5 lënduar me djegie të shkallës dy dhe tre siç tha drejtori i Spitalit ? janë lëvizur të gjithë në një ambulancë. Një ambulancë e dytë është nisur me dy persona të tjerë të landar ? shtoi më tej Çala.
?Kemi kërkuar ndihmën e ministrisë për t?i transportuar dhe t?i japim ndihmën e parë sa më shpejtë. Në spitalin e Pogradecit ka një repart të kirurgjisë së përgjithshme, por jo repart për djegiet. Shërbimi i djegie plastikës është vetëm në QSUT?, - tha Cala.