Report TV - Pogradec, shpërthen bombola në lokal, 30 persona të plagosur

2016-02-01 1

POGRADEC - Më shumë se 30 persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një lokal që dyshohet se përdorej për ngrohje. Ngjarja ndodhi në fshatin Dardhas pak kilometra në hyrje të Pogradecit, ku mes të lënduarve janë pjesë e stafit si dhe klientë që ndodheshin të ulur në tavolinat e lokalit në momentin e shpërthimit.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 17:50 një lokal në qendër të fshatit në pronësi të Dashamir Muçkës, por ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në momentin e shpërthimit. Shumica e të plagosurve janë të rinj në moshë, rreth 18-27 vjeç.

Deri më tani raportohet për mbi 30 të lënduar, të cilët janë transportuar në spitalin e Pogradecit, por fatmirësisht pa viktima. Gjashtë prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi, ndaj janë transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës.

Në vendngjarje mbërritën 2 ambulanca, zjarrfiksja, si dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

Free Traffic Exchange