Report TV - Ndryshim rrënjësor i uniformave të Policisë së Shtetit, ja veçantia e tyre

2016-02-01 5

TIRANE - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, paraqiti në një ceremoni të posaçme përbërjen e re të uniformës së Policisë së Shtetit. Ajo që bie në sy, është ndërrimi tërësor i uniformës operacionale apo të terrenit me atë aktualen, duke u bërë më praktike. Ato pritet të ndahen në uniforma zyre dhe shërbimi, uniforma operacionale për forcat Shqiponja dhe patrullat e përgjithshme, në ato për policinë rrugore.

Në ato të zyrave bie në sy ngjyra blu e errët, ndërsa në ato të terrenit apo operacionale bie në sy ndryshimi i ngjyrës në pjesën e gjoksit, dhe kombinimi i saj me elementin e dukshëm me shiritë fosforeshntë, i cili është shtuar për qëllim identifikimi gjatë natës.

Emblemë në kapele do të mbetet shqiponja, mbi të cilën qëndron përkrenarja e Skënderbeut. Ajo po ashtu pritet të jetë si detaj identifikues edhe në kopsat e veshjeve, që nga uniformat e zyrave, ato ceremoniale apo ato operacionalet.
Gradat do të jenë në spaleta dhe në gjoks.

Si shenjë dalluese përkrenarja e Skënderbeut, do të jetë element në to, i kombinuar me yjet në varësi të nivelit të gradës që do të mbajë çdo punonjës policie.

Uniformat e reja, pritet të zëvendësojnë ato aktualet, ndërsa praktimi i saj ka nisur gjatë këtyre ditëve me shpërndarjen e 50 të tillave për shërbimet e shqiponjave.