Koncesioni i monitorimit të TVSH-së - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo më larg se 10 ditë më parë Ministria e Financave shpalli tenderin ndërkombëtar për të dhënë përmes partneritetit publik privat shërbimin e monitorimit të TVSH-së për 10 vite. Kostot operative të kompanisë kapin vlerën e 8.2 milion eurove, dhe ndërsa investimi i projektit do të jetë 9.5 milion. Por për çdo shërbim ekskluziv, shteti shqiptar duhet të marrë kontakte dhe të pyesë më parë autoritetin e konkurrencës. I kontaktuar nga Vizion Plus, autoriteti është shprehur se pranë tij nuk ka mbërritur asnjë kërkesë e tillë, për të marrë parasysh se sa e dobishme do të jetë për shtetin dhe qytetarët shqiptarë dhënia e një eksluziviteti të tillë! Ligji për konkurrencën thotë qartë në nenin 69:Organet e administratës qendrore dhe vendore kërkojnë vlerësimin e Autoritetit për çdo projekt akt normativ që, në mënyrë të veçantë, ka të bëjë me: kufizimet sasiore për hyrjen në treg dhe tregtimin; vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose për produkte të caktuara; imponimin e praktikave të njëjta në çmime dhe kushtet e shitjes. Autoriteti vlerëson shkallën e kufizimit ose të pengimit të konkurrencës që rrjedh nga projektaktet. Edhe pse një pjesë e mirë e koncesioneve dhe të drejtave ekskluzive të dhëna nga shteti në vitet e shkuara janë miratuar nga parlamenti, në shumicën e tyre askush nuk morri mendimin e konkurrencës. Madje vete kreu i Komisionit te Ekonomisë Erjon Braçe, ka qene i ashpër me kete praktike. Për një pjesë të mirë të këtyre shërbimeve ekskluzive që i janë dhënë privatit, buxheti i shtetit dhe qytetarët, po paguajnë ende dhe sot. Javën e dytë të shkurtit, Ministria e Financave do të shpallë tenderin ndërkombëtar në gazetën ?Financial Times? për sistemin e zgjerimit të mbledhjes së TVSH, por nuk dihet a do t?i drejtohet apo jo autoritetit të konkurrencës. Propozimi i pakërkuar ka ardhur nga kompania M. POS që në vitin 2014-të!

Free Traffic Exchange