TIRANE - Vajza 24-vjeçare e familjes Ibra në Tiranë që mbrëmjen e së dielës u kthye në një tragjedi, ka rrëfyer në polici momentin kur babai i dehur Kujtim Ibra ju sul me thikë motrës së saj 17-vjeçare duke e lënë të vdekur. Esmeralda Ibra, e cila është e fejuar, dëshmoi para oficerëve se ndërhyri për të ndihmuar motrën e saj Elidonën të cilën babai po e dhunonte me armë të ftohtë. Por në këtë moment - rrëfen ajo - babai ju kthye duke e qëlluar edhe atë me thikë.
Fatmirësisht Esmeralda mori dëmtime mjaft të lehtra, ndërsa për fatin e keq të familjes, vajza e vogël u nda nga jeta rrugës për në spital pas plagëve në kraharor dhe bark.