http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga kjo e hënë, bileta ne te gjitha linjat urbane ne Tirane është 40 leke. Qytetaret qe frekuentojnë rregullisht transportin publik, thonë se veç rritjes se çmimit, asgjë nuk ka ndryshuar. Studente dhe përfaqësues te shoqërisë civile, kane protestuar para bashkisë. Ata u kane bere thirrje qytetareve te bojkotojnë linjat urbane. Ndërsa demokratet kane ankimuar ne Gjykatën Administrative te Apelit, vendimin e këshillit bashkiak per rritjen e çmimit te biletës. Pas paralajmërimit te një dite me pare, bashkia ka dhënë pushimet e para nga puna. Dy fatorino, një i linjës se Sharrës dhe një i Unazës jane hequr nga puna, njeri ka qene i alkoolizuar ndërsa tjetri kërkonte 50 leke per biletën. Deri ne mesdite, bashkia vendosi 18 gjoba ndaj operatoreve private per mosrespektim te kushteve. Bashkia premton se do te ketë kontrolle sistematike per te verifikuar kushtet qe duhet te respektojnë privatet ne transportin urban.