Report TV - Mjekët, peticion kryeministrit kundër mbylljes së urgjencës së Tiranës

2016-02-01 0

Gjatë ditës së sotme, mjekët e Urgjencës së Tiranës kanë zhvilluar një 'protestë' kundër shkrirjes së shërbimit të urgjencës së Tiranës. Ata kanë firmosur një peticion që ia kanë dërguar Kryeministrit, Kuvendit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas mjekëve, ky shërbim po shkrihet me qëllim që toka të shfrytëzohet për të ndërtuar një pallat. Mjekët kanë paralajmëruar se nëse MSH nuk tërhiqet nga ky vendim, ata do të futen në grevë urie.