Krimi brenda familjes ka tronditur qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të së hënës. Mondi Gjoka, 41 vjeç, banues në Manëz ka qëlluar me armë zjarri automatik, bashkëshorten e tij, 38 vjeçe. Në gjendje të rënduar psikologjike, autori ka qëlluar më pas veten duke menduar se gruaja ka humbur jetën.
Pas mbërritjes së policisë, 38-vjeçarja e plagosur është dërguar për në Spitalin Ushtarak në gjendje kritike për jetën. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 3 gëzhoja automatike dhe armën model 56, me të cilën është kryer krimi. Sipas burimeve nga policia, konflikti ka nisur pas një darke familjare në banesën e vjehrrit të autorit.
Pas kthimit në shtëpi çifti ka vijuar debatin e nisur nën avujt e alkoolit mes 41 vjeçarit dhe familjarëve të bashkëshortes. Pas kësaj, Gjoka ka qëllua me armë 38 vjeçaren, e cila në atë kohë ishte duke shkuar sërish tek shtëpia e babait të saj për të kërkuar ndihmë. Par rikthimit të banesë 41 vjeçari, Gjoka ka qëlluar veten. E gjithë skena e krimit është kryer në prezencë të katër fëmijëve të çiftit.