Gjatë analizë vjetore të KLSH nuk ka kaluar pa u komentuar cështja e arrestimit të ish-ministrit Ksera.Kryeprokurori Llalla tha në fjalën e tij se falë punës së KLSH-së u bë i mundur arrestimi i Kserës
Mbi bazën e kallezimive te Kontrollit të Lartë të shtetit, prokuroria nisi hetimet për shpërdorim detyre për ish ministrin Spiro Ksera, të cilat u finalizuan me prangosjen dhe nxjerrjen para drejtësisë së ish ministrit. Ky fakt është konfirmuar nga Kryeprokurori, Adriatik Lllalla ,gjatë fjalës së tij në analizën 1 vjetore te KLSH, ku ndër të tjera vlerësoi punën e këtij intitucioni në luftën kundër korrupsionit
?Prokuroria e konsideron KLSH si një partner. Në përfundim të auditeve KLSH ka bërë kallëzime, shumë prej tyre janë kthyer në akuza penale. Fal punës së KLSH, në baze të auditeve rezultoi që ish-ministri Ksera kishte kryer vepra penale dhe për këtë arsye u arrestua. Prokuroria vlerëson pyunën e KLSH.
Kjo tregon se askush nuk është i paprekshëm. Prokuroria ka për detyrë të dërgojë përpara gjykatës zyrtarë të korruptuar. Prokuroria mbështet cdo iniciativë të kontrolleve të KLSH.Ju inkurajojmë të jini më agresim në zbulimin e aferave financiare në administratën shtetërore dhe ne do të jemi aleatët tuaj në luftën kundër korrupsionit.?-tha Llalla.