Edicioni Informativ, 31 Janar 2016, Ora 19:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-01-31 5

Ish-ministri Spiro Ksera paraqitet ne gjykate per tu njohur me akuzat dhe masen e sigurise. Nderkohe Top Channel siguron nje prej provave qe ka prokuroria, qe tregon se si ishin retushuar fotografite e aktiviteteve per romet, permes te cilave raportoheshin dhe faturoheshin aktivitete qe nuk ishin zhvilluar kurre.

Shtepia e Ismail Kadarese ne gjirokaster hapi dyert per te gjithe adhuresit e shkrimtarit te madh. Ajo u perurua dje, pas restaurimit te plote, ne nje ceremoni ku ishin te pranishem edhe kryetari i kuvendit dhe kryeministri. Kreu u qeverise tha se shtepia e kadarese nuk do te mbetet thjeshte nje muze.

Qeveria e orientoi marrjen e borxhit, vitin e kaluar, vetem ne tregjet e huaja financiare, duke likuduar madje te gjitha borxhet qe kishte ndaj bankave ne vend. Sipas Ministrise se Financave, kjo synon nder te tjera, te ushtroje presion indirekt ndaj bankave te japin kredi per biznesin vendas.

Te pakten 10 mije femije refugjatesh nga siria dhe vende te tjera qe kane mberritur te vetem ne vendet e BE-se, konsiderohen te zhdukur. Autoritete thone se ata mund te kene rene pre e organizatave kriminale qe i shfrytezojne per lypje, trafiqe dhe mbi te gjitha per shfrytezime sekuale.

Kryepeshkopi i kishes ortodokse shqiptare, janullatos thote se kriza aktuale eshte nje lufte ideologjike dhe se terrorizmi nuk luftohet me avione e raketa. Janullatos hedh dyshime mbi perfitime qe burojne nga terrorizmi, duke ngritur pyejtet se kush ua blen naften terroristeve dhe kush ua shet armet atyre?.

Free Traffic Exchange