Kryeparlamentari, Ilir Meta, ka vendosur të mos e komentojë arrestimin ish-ministrit të Partisë Demokratike Spiro Ksera.
Teksa ndodhej në Gjirokastër në kuadër të disa aktiviteteve, Meta është pyetur është gazetarët për këtë çeshtje, teksa përgjigja e tij ishte kjo:
?Për arrestimin e Kserës nuk kam asgjë për të thënë sepse kjo çështje i takon drejtësisë. Ne mbështesim pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe nuk ndërhyjmë në to?.
Të njëtën gjë ka pohuar edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe pse Spiro Ksera deri ne 2009 ka qëne deputet i kësaj force politike .
I kontaktuar nga Report TV ne telefon Dule ka pohuar se s'ka asnjë koment për arrestimin e Spiro Kserës, i cili gjithashtu është pjesë e minoritetit grek.
Vangjel Dule ndër të tjera ka pohuar se se nësë do ketë ndonjë reagim do e beje publik për mediat pëmes zyrës së shtypit.