Kushte të reja për autobusët - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-01-31 0

Të hënën e 1 shkurtit hyn në fuqi çmimi i ri i biletës për transportin urban në Tiranë, ndërsa bashkia e kryeqytetit paralajmëroi marrjen e masave të forta administrative për të gjitha kompanitë, të cilat nuk do të përmbushin disa standarde, që sipas nënkryetarit Arbjan Mazniku kanë si qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.