http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në tetor të një viti më parë Luigj Gjergji 24 vjeç u ekzekutua në automjetin e tij në aksin rrugor Vau i Dejës Bushat. I riu sapo kishte shoqëruar nënën e tij në aeroport, kur u qëllua për vdekje nga Eduard Hulej dhe Akil Gradeci. Policia tha se krimi ndodhi për motive të dobëta, pasi viktima kishte ngacmuar disa vite me pare motrën e vrasësit dhe ai u hakmor. Disa ditë më pas në nëntor, ish-kreu i sindikatës së Fierit Novruz Likometaj u ther e u hodh në kazanin e mbeturinave, kjo vetëm se ngacmonte nënën e autorit. Të gjitha krime për motive të dobëta, të cilat sipas ministrit të brendshëm zënë 39 përqind të vrasjeve, ose vendin e pare ne listimin e kriminalitetit. Per ekspertet shkaqet vijnë si pasoje e kushteve social ekonomike, ndërkohe qe parandalimi duhet të funksionojë më shumë. Binjaku thotë se për krimet duhet të ketë dhe analiza të veçanta për të përcaktuar më pas metodat e parandalimit, ndërkohë që për Hajdarmatajn, shqetësimi kryesor nuk janë krimet për motive të dobëta. Në analizën për punën e policisë në vitin 2015, Tahiri tha se mbi 70 për qind e motiveve të vrasjeve kërkojnë trajtim të thelluar në origjinën e konfliktit edhe nga institucione të tjera. 39 për qind janë për motive të dobëta ose të çastit, 31 për qind brenda familjes , 8 përqind e vrasjeve janë nga pakujdesia, ndërsa 3 dhe 4 perqind për motive pronësie dhe shkaqe ende te panjohura pasi hetimet vazhdojnë.