http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëvendosja i kërkon kryeministrit Mustafa të ndërpresë dialogun me Vuçic, pasi në këto bisedime po cenohet territori i Kosovës. Deklarata është bërë nga lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri, pas homazheve që ka mbajtur në 19 vjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti. Ymeri tha se Vetëvendosje frymëzohet nga lufta e UÇK-se, dhe se dëshmoret rane per te mos lejuar Zajdenicen. Kreu i Vetëvendosjes u ndal dhe te protestat e opozitës. Ai tha se demonstrata e radhës do te mbahet me 17 shkurt, ditën e shpalljes se pavarësisë së Kosovës.