http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-ministri i punës dhe çështjeve sociale Spiro Ksera del para gjykatës për t?u përballur me akuzën e ?vjedhjes duke shpërdoruar detyrën? e kryer përmes procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore në vitin 2013. Prokuroria e Tiranës, nisi hetimet pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e të cilit thuhej se ish-ministri Ksera në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si dhe zyrtar të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Organi i akuzës ka kërkuar për të arrestuarin, mbajtjen në fuqi të masës së sigurisë ?arrest me burg pa afat?. Të njëjtën masë, Prokuroria e ka kërkuar edhe për ish funksionaret tjerë, tre prej te cilëve janë shpallur në kërkim. Kurse për Elda Kozaj, 31 vjeçe, ish-punonjëse e ministrisë dhe Pranvera Lile, 58 vjeçe, ekonomiste në shoqërinë ?Shpresa sh.p.k?, është kërkuar masa e arrestit të shtëpisë. Prokuroria e Tiranës dhe Njësia Task-Force, ka zhvilluar hetimet në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në kuadër të veprimeve procedurale, janë krijuar dyshime të arsyeshme se ish-ministri Ksera, në cilësinë e kryetarit të Entit Prokurues, në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si edhe me mbështetjen e disa zyrtarëve të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetit. Këto shuma financiare, ish-drejtuesit e lartë të Ministrisë së Punës i kanë akorduar për disa aktivitete për shtresa të ndryshme sociale, por që faktikisht këto evente nuk janë realizuar, ose janë realizuar me kosto shumë më të ulëta nga ato që janë shënuar në dokumente, pretendon Prokuroria. Në bazë të veprimeve procedurale, rezulton se janë kryer pagesa për aktivitetet që nuk janë kryer, ne lidhje me minoritetet, te moshuarit dhe komunitetin rom. Ndërsa avokati i ish-ministrit Ksera, mohon që klienti i tij të ketë lidhje me procedurat për zhvillimin e aktiviteteve dhe të programeve sociale, dhe se shkresat i përkasin stafit teknik.