http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite para hyrjes ne fuqi te çmimit 40 leke te biletës ne Transportin urban, Bashkia e Tiranës u kujton operatoreve private plotësimin e 10 kushteve. Kërkesat kryesore janë respektimi i orareve dhe shpejtësisë ne mbërritjen e ne stacione. Mjetet e linjave urbane sipas Maznikut duhet te jene te pastër, me kondicionerë qe punojnë gjithë kohen, punonjësit duhet te pajisen me uniforme, ndërsa nuk do te tolerohet komunikimi i keq me udhëtaret. Nënkryetari Arbjan Mazniku deklaroi se administrata e bashkisë do te ushtroje kontrolle te vazhdueshme ne te gjitha linjat urbane për te verifikuar zbatimin ose jo te kushteve te vena nga baskia. Ne te kundërt do te merren masa ndaj operatoreve privat ashtu siç e parashikon edhe kontrata me gjobe, deri heqje te licencës, Numri dy i bashkisë iu beri apel qytetareve te informojnë për çdo problematike qe vene re ne linjat e transportit publik.