Të paktën 10 mijë fëmijë refugjatë të pashoqëruar janë zhdukur pasi kanë mbërritur në Europë. Ky është alarmi i lëshuar nga ?EUROPOL?, agjencia e BE-së për kundërzbulimin, që shton se ekziston frika që shumë prej tyre të kenë rënë në duart e grupeve të organizuara kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore.