Report TV - Rindërtohet shtëpia e Kadaresë kryeministri Rama dhe kreu i kuvendit Meta në përurim

2016-01-31 5

Shtëpia në Gjirokastër e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare është rindërtuar. Në hapjen e saj për publikun, mori pjesë kreu i qeverisë, Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ministrja e kulturës dhe një sërë funksionarësh lokalë e qendrorë.

Në një shënim të tijin në facebook, Rama shkruan se kjo është një arsye më shumë që turistët të vizitojnë Gjirokastrën. ?U çelën dyert e shtëpisë së Kadaresë! Pas restaurimit plot shije, një arsye më shumë për të vizituar Gjirokastrën; qytetin që po rilind hap pas hapi pas tatëpjetës së rrënimit rrëqethës të njëzet e kusur viteve pa shtet...?-shkruan Rama.

Me rastin e ditëlindjes së tij të 80-të, Ministria e Kulturës ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh festive. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deputetë të qarkut të Gjirokastrës, Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami

Ndërkohë në fjalën e tij përshëndetëse të mbajtur në këtë ceremoni, Kryetari i Kuvendit,Meta vlerësoi figurën e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare duke e cilësuar si përfaqësues të denjë të kulturës së kombit tonë dhe të identitetit europian të tij.