Report TV - Nga 21 janari, kushte dhe tarifa të reja për të marrë leje drejtimi

2016-01-31 1

TIRANE- Duke filluar nga data 21 Janar 2016, në zbatim të ndryshimeve të Kodit Rrugor Ministria e Transporteve ka vënë në zbatim disa ndryshime në procedurat e regjistrimit të kandidatëve për drejtues mjeti, si dhe për lëshimin dhe rinovimin e patentës. Sipas ligjit të ri, të dekretuar në fund të vitit 2014, kategoritë e lejeve të drejtimit do të jenë të ndryshme nga ato aktualet, që janë A, B, C, D, BE, CE, DE.