Report TV - Dosja/ Zbardhen 2 nga 6 shkeljet e Kserës me fondet e Ministrisë

2016-01-30 1

Janë zbardhur 2 nga 6 shkeljet, që ish ministr Spiro Ksera, tashmë i arrestuar, ka kryer në vitin 2013. Bëhet fjalë për aktivitetin ?Prioriteti i minoriteteve-Barazi në të drejta? dhe ?Kaperceni paragjykimet- Njihni romet?.

Sipas prokuroisë për zhvillimin e aktiviteti të parë janë shpenzuar 9.6 milionë lekë, por në dosje nuk gjenden fatura që justifikojnë shpenzimet.

Ky aktivitet pretendohet të jetë zhvilluar nga data 27 qershor deri më datë 03 korrik të vitit 2013, por nga verifikimi i pamjeve të aktivitetit, rezulton se ato pasqyrojne zhvillimin e një aktiviteti të kryer me 09 mars në nder të ish futbollistit Lefter Millo.

Ndërsa për zhvillimin e aktiviteti të dytë janë shpenzuar 4 milionë e 356 mijë lekë. Edhe në këtë rast nga kqyrja që i është bërë pamjeve të aktivitetit në fjalë rezulton se, ato pasqyrojne te tjera aktivitete, te cilat jane zhvilluar me rastin e Dites Nderkombertare te Romeve, si konkretisht ? Me romet- Per romet?, zhvilluar ne Prill te vitit 2013 etj.

Free Traffic Exchange