Report TV - Shkodër, 80-vjeçari i pajetë në spital, i qëlluar me armë zjarri

2016-01-30 0

Një 80-vjeçar në qytetin e Shkodrës, ka humbur jetën këtë pasdite rreth orës 18.00, pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se bëhet fjalë për Martin Stregun, nga fshati Grudë e Re, i cili humbi jetën gjatë rrugës për në spital, pasi ishte qëlluar me një plumb në qafë. Sipas policisë, pranë trupit të 80-vjeçarit, u gjet një armë tip automatik kallashnikov, ndërsa dyshohet se viktima është vetëvrarë.

Kanë qenë familjarët e tij që e kanë dërguar të moshuarin në spital, i cili fatkeqësisht nuk arriti t'i mbijetonte plagëve.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të krimit, ku do të merren në pyetje të afërmit e 85-vjeçarit dhe dëshmitarë të ngjarjes.