Report TV - "Burg biznesit" në Kushtetuese Neranxi: Pezulloni ndryshimet

2016-01-30 0

Pas pezullimit nga Gjykata Kushtetuese të ligjit për gjobat ndaj bizneseve përfshirë në ligjin për ?Procedurat Tatimore?, biznesi i drejtohet sërish kësaj gjykate. Kërkesa e radhës ka të bëjë me pezullimin e ndryshimeve në ?Kodin Penal?, të cilat parashikojnë dënime me burg për biznesin.

Kryetari i shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut, Nikollaq Neranxi, përmes një letre dërguar Gjykatës Kushtetuese kërkon pezullimin e ndryshimeve të Kodit Penal dhe kalimin edhe njëherë të ligjit për shqyrtim në seancë plenare. Biznesi vlerëson se masat e parashikuara në Kodin Penal për shkeljet tatimore nga biznesi, bien ndesh me parimet bazë kushtetuese të një shteti demokratik, të cilat cenojnë ekuilibrat mes veprimtarisë parandaluese dhe veprimtarisë shtrënguese, duke i dhënë prioritet kësaj të fundit. Gjithashtu, biznesi vlerëson se ndryshimet në fjalë janë jashtë çdo standardi ligjor të parimeve bazë, mbi të cilat mbështetët pjesa e përgjithshme e Kodit Penal. Janë 14 nene të Kodit Penal të miratuar nga Kuvendi në tetor të vitit të kaluar që parashikojnë dënime deri në 10 vite burg për shkelje të legjislacionit tatimor.

Free Traffic Exchange