Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
9 partitë e vogla i kërkojnë kryesueses së koalicionit opozitar, PD-së, lista të hapura zgjedhore, deri më tani të kundërshtuara edhe pse jo zyrtarisht nga partia më e madhe opozitare në vend.
Forcat e djathta janë thirrur në një tryezë të përbashkët nga PR, duke i hapur udhë nisjes së negocitave me propozime konkrete për demokratët dhe Komisionin e Posaçëm për reformën zgjedhore.
Partitë e djathta kërkojnë:
1- Aplikim i sistemit proporcional dhe konkurimin me lista të hapura. Konkurimi me lista të hapura do të garantonte një Parlament të zgjedhur prej zgjedhësve shqiptarë dhe jo nga përcaktimet e krerëve të partive politike.
2- Votim elektronik në zgjedhje, që deri më tani është shmangur në mënyrë të pajustifikuar dhe aktualisht përbën një detyrim të kodit zgjedhor.
3- Shteti shqiptar duhet të garantojë financim të fushatës eletorale për secilën Parti politike, kualicion apo kandidat. Kjo do të shmangte kapjen e partive dhe qeverisjes nga paratë e korrupsionit apo interesat korruptive.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/reforma-zgjedhore-partite-e-vogla-kerkojne-lista-te-hapura-e-votim-elektronik/