Report TV - Përmbytjet, banorët e Dajçit në protestë për dëmshpërblimet

2016-01-30 5

Banorët e Nën Shkodrës i janë rikthyer protestave për dëmshpërblimet e përmbytjes së viteve 2010 ? 2011, në njësinë administrative të Dajçit. Banorët e kësaj zone bllokuan për më shumë se 10 minuta rrugën drejt fshatit Shirq, ndërsa kërkesa e tyre në drejtim të qeverisë mbetet e njëjtë, dëmshpërblim i përmbytjeve.

Në protestën e organizuar nga këto banorë në mbështetje të tyre dolën edhe kryetari i Partisë Republikane sëbashku me anwtarët e Këshillit Bashkiak të kësaj force politike, të cilët duke mos dashur ta trajtojnë çeshtjen politikisht, theksuan se këto 14 mijë familje sot kërkojnë një të drejtë që po u mohohet prej 5 vitesh.

Pas kësaj proteste banorët e zonave Dajç, Velipojë, Bërdicë dhe Bushat kanë kërcënuar se do t?i përshkallëzojnë protestat përpara prefekturës deri në bllokimin e këtyre institucioneve.

Fshati i Dajçit ndodhet në pjesën e nën Shkodrës dhe është përmbytur disa herë si pasojë e nivelit të lartë të ujit në lumin Drin. Përmbytja e fundit ka ndodhur në muajin mars të vitit 2011, ku u konstatuan dëme të mëdha në banesa, toka bujqësore dhe kafshë.

Gjatë përmbytjeve të ndodhura në këto zona banorët në qendër të Shkodrës dhe në komuna, u detyruan prej përmbytjeve, që të ?udhëtojnë? me varka nga një lagje e nga një komunë në tjetrën. Edhe për të blerë bukë në dyqane, edhe për të çuar fëmijët në shkolla, kopshte e çerdhe, por madje edhe për të bërë funeralet, u detyruan të kryejnë shërbimet me varka, për shkak të përmbytjeve për ditë me rradhë.