Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti socialist, Erjon Braçe, i bashkohet zërave që mbështesin rikonfirmimin e mandatit të Kryetarit të Partisë, kur ai fiton zgjedhjet dhe qeveris vendin. Në një intervistë ekskulzive për Ora News, Braçe thotë se Kongresi duhet të votëbesojë kryetarin-Kryeministër dhe të votojë përmes parimit një anëtar një votë, kur partia është në opozitë. I zgjedhuri socialist thotë se është e drejtë legjitime, kandididimi për postin e Kreut të partisë, por qëndrimi nuk duhet bazuar në të pavërteta dhe populizëm.Në prononcimin për Ora News ai jep mendimin e tij, nëse duhet apo jo të ketë ndryshime në Qeveri.
I zgjedhur për 6 mandate me radhë si deputet i PS-së, në intervistën për Ora News, deputeti Erjon Braçe nuk eviton dot artikulimin e vazhdueshëm të shqetësimit, që debatet brenda partisë së tij, të mos e dëmtojnë forcën më të madhe të majtë të vendit dhe qeverisjes së saj.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-ne-ps-deputeti-brace-ne-qeverisje-kryetari-te-votevesohet/