http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisma e qeverisë për t?i dhënë privatit shërbimin e monitorimit të procesit se si mblidhet tatimi mbi vlerën e shtuar duhet të ketë si kusht kryesor përfundimin e politikave në rritjen apo uljen e taksave. Duke qënë se llogaritja e pagesës që do të marrë kompania, do të bëhet në bazë të shtimit në buxhet mbi 11% të vlerës së mbledhjes së tvsh-së, deputetët socialistë thonë se këtu merr fund edhe rritja e taksave.Por demokratët thonë se vendosja e një serveri të ri, që gjurmon rrugën si mbledhet tvsh-ja dhe lufton evazionin fiskal do të dublojë administatën tatimore dhe doganore. Sherefedin Shehu sqaron se pagesa që do të marrë kompania për të mbajtur në punë sistemin i korrespondon një kostoje me të cilën administrata aktuale mban në punë1300 punonjës.Një tjetër pyetje që PD ngre lidhur me këtë koncesion me partneritet publik privat është çështja se përse ministria e Financave po rinovon sistemin e IT, kur në fakt është duke paguar një kredi të marrë te qeveria austriake pikërisht për këtë sistem, i cili u ndrrua përpara 3 vitesh?Demokratët argumentojnë se serveri i cili kushton 9.7 milion euro, mund të mbyllej fare mirë me paratë që është paguar asistenca që kanë marrë doganat nga britanikët e Crown Agents.