Regjistër elektronik për koncesionet - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria po përgatit procedurat per krijimin e Regjistrit Kombëtar te Koncesioneve. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, konfirmon se ne te do te grumbullohen te gjitha kontratat e firmosura deri me sot ne Shqipëri. Duke iu përgjigjur akuzave te opozitës, Ahmetaj tha se gjate qeverisjes se djathte, u dhanë koncesione skandaloze siç është ai i kolaudimit te makinave dhe kontrata me ?Rapisakn?-in kostot e te cilave po i paguan qeveria e sotme dhe qytetaret shqiptare. Ministri i Zhvillimit Ekonomik sqaroi edhe pretendimet e kryedemokratit Lulzim Basha për HEC-in e Skavices. Ai tha se është i gatshëm te japë dorëheqjen nëse vërtetohen lidhjet e tij me konsorciumin qe është ofruar për këtë projekt. I ftuar ne emisionin ?Kapital? ne ?Vizion Plus? Arben Ahmetaj, ka folur edhe per ndryshimet ne qeveri duke nënvizuar se ato janë një tager i kryeministrit Edi Rama, i cili vlerëson performancen e çdo anëtari te kabinetit. Sa i takon kongresit, Ministri i Ekonomisë i sheh krejtësisht te panevojshme zgjedhjet per kreun e Partisë Socialiste.

Free Traffic Exchange