http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tentonin te mbërrinin ne ishullin grek Lesbos, por 10 emigrante nuk ia kane dale, pasi anija e vogël me te cilen udhëtonin u mbyt ne ujërat e detit Egje. Tragjedia e radhës u shënua prane brigjeve turke. 5 prej viktimave jane fëmijë. Shume te tjere rezultojnë te zhdukur dhe po kërkohen ende nga rojat bregdetare turke. Fale ndërhyrjes se tyre arritën te shpëtonin 43 emigrante ne rrezik mbytjeje. Te mbijetuarit qe vuanin nga hipotermia per shkak te temperaturës se ulet te ujit, u dërguan ne spital. Emigrantet, kryesisht nga Siria dhe Afganistani ishin nisur nga Turqia me shpresën per te mbërritur ne Greqi dhe per te vijuar me pas udhëtimin drejt veriut te Europes. Sipas agjencisë se OKB-se per refugjatet, me shume se 1 milionë emigrante kane mbërritur ne Europe përmes detit gjate vitit te shkuar. Ndersa gjate muajit te pare te ketij viti ne Greqi kane hyre me shume se 45 mije. Pjesa dërrmuese e ture jane siriane, irakiane dhe afgane. Ne shume raste udhëtimet e tyre përfundojnë me tragjedi per shkak te kushteve te vështira te motit dhe mbipopullimit te barkave, apo anijeve.