Komisariati i Policisë Gjirokastër ku ndodhet ish ministri Spiro Ksera pas ndalimit- Ora News

2016-01-29 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia ka ndaluar ish-ministrin e Punës në qeverinë e Berishës, Spiro Ksera. Ndalimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës në Derviçan të Gjirokastërës, ku edhe ai banon. Lajmi për ndalimin e ish-ministrit Kserës u bë publik mbrëmjen e së premtes rreth orës 21:00.
Burime nga Policia dhe Prokuroria bëjnë të ditur se ndalimi i ish-ministrit Spiro Ksera është bërë për veprën penale të vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën. Sipas burimeve, bashkëpunëtor me Kserën dyshohet se është edhe ish-drejtori i Kabinetit Klevis Bitro, i cili aktualisht ndodhet në burg për vepra të tjera penale.
Akuzat që rëndojnë mbi Kserën janë për disa tendera ne lidhje me aktivitete kulturore për komunitetin rom dhe moshën e trete, që nuk u bënë, por në letra u shënuan si të bëra. Burimet bëjnë të ditur se dëmi ekonomik që ka shkaktuar Ksera kur ka qenë në detyrë kap shifrën e 30 mln lekëve të reja.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/me-urdher-te-prokurorise-se-tiranes-ndalohet-ish-ministri-spiro-ksera/