Report TV - Tahiri: Kthejmë policinë në ambjent modern, u shërbëjmë qytetarëve

2016-01-29 1

Forcat elitë të policisë shqiptare, RENEA do të kenë brenda qershorit një repart të ri dhe modern, në periferi të Tiranës. Me 6 milion euro të dhëna nga buxheti i shtetit është ngritur një infrastrukturë moderne, për stërvitje dhe akomodim. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Policisë Haki Çako kanë inspektuar sot punimet, që janë në fazën e fundit.

?Është një ndër investimet që na bën krenar për policinë që duam dhe për standardin e ri të shërbimit që po krijojmë në polici. Besoj mbaron brenda pak muajsh, duke parë që bëhet fjalë për një repart ku nga fjetinat deri tek ambientet e palestrës, pishinës së mbyllur, pishinës së hapur, hangarin e helikopterëve. Pra, është një mjedis i ri, repart i ri, tërësisht i dedikuar për forcat RENEA, në mënyrë që brenda këtij reparti të kenë mundësi të përgatiten sa më mirë për t?ju përgjigjur sfidave tona në luftën kundër kriminalitetit, krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në tërësi?, u shpreh për mediat ministri. Tahiri ka shmangur përgjigjet për pyetjet e medias për Byronë e Hetimit, duke këmbëngulur se shteti shqiptar i ka një borxh.