http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi zyra e BE-së në Bruksel rrëzoi deklaratën e kryeministrit Mustafa, lidhur me bashkësinë e komunave serbe në veri, ky i fundit ka sqaruar pozicionin e tij. Duke folur në mbledhje qeverie, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se pakti i nënshkruar deri më tani për komunat, nuk rinegociohet, por mënyrat e zbatimit të mëtejshëm të tij, do të jenë në përputhje me opinionin e Gjykatës Kushtetuese të Kosoves. Mustafa është ndalur dhe në temat e tjera të diskutuara ndërsa tha se per kodin telefonik dhe energjinë, mbetet që palët në proces t?i përmbushin zotimet e tyre. Sipas Mustafës, ne keto takime shqyrtohen dhe çështja e transportit ajror dhe atij hekurudhor. Nje dite me pare, zyra e përfaqësueses per politike të jashtme të unionit, deklaroi se bisedimet për bashkësinë e komunave serbe në veri, realizohen sipas paktit të nënshkruar deri më tani mes Kosovës dhe Serbisë.