http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Durrësit arrestoi nje person që dyshohet si një nga personat që rrëmbeu dhe me pas ekzekutoi Gazmend Çollakun. I riu 33 vjeçar Denis Shtraza u shoqërua mbrëmjen e së enjtes ne aeroportin e Rinasit, duke tentuar te largohej nga Shqipëria. Sipas policisë ai është person me precedentë te mëparshëm kriminale si dhe anëtar i nje grupi qe operon ne zonën e Durrësit dhe Tiranës. Çollaku u rrëmbye ne lagjen nr 1 te qytetit te Durrësit nga 4 persona te maskuar si efektive policie. Ai u mor me dhune dhe me pas u fut ne një automjet tip Audi te zi me portobagazh. Trupi i pajete i 34 vjecarit u gjet nje dite me pas i hedhur ne një kanal ne fshatin Murqin te Fushe Krujës.