Sezoni turistik 2016, Ahmetaj: Duhet të zgjidhen një sërë problematikash- Ora News

2016-01-29 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit ka ngritur grupin ndërministror të punës për të zgjidhur një sërë problemesh që janë më të prekshme per turizmin në Shqipëri.
Ministri Arben Ahmetaj kërkoi nga policia të të gjejë një zgjidhje per kontrollet e shumta që ushtrohen ndaj autobuzëve me turistë për sezonin e ardhshëm.
Ahmetaj: Një nga problematikat ka të bëjë me kontrollin rrugor, me policinë dhe dikush nga operatorët solli një shembull që është domethënës. Pra një autobus me turistë është ndaluar nga Tirana në Sarandë mbi 7 herë.
Ministri Ahmetaj kërkoi ndër të tjera që të përmirësohet infrastruktura sidomos në zonën e Golemit dhe të Kavajës si një prej zonave me më shumë turistë dhe të zgjidhen burokracitë e ankorimit të kroçerave në porte.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sezoni-turistik-2016-ahmetaj-duhet-te-zgjidhen-nje-sere-problematikash/

Free Traffic Exchange