Report TV - Transferta/ Dokumenti sekret i Luksemburgut për Harasanin

2016-01-29 0

TIRANE - Ish drejtori i KESH Andis Harasni nuk është ne hetim vetëm nga autoritetet shqiptare por dhe nga ato të Luksemburgut. ReportTv zbardh ekskluzivisht dokumentin ku prej 2011 Harasani hetohet për një transfertë të dyshimtë prej 1.75 milionë dollar nga një kompani me seli në Ishujt Virgin e cila ka përfituar nga shteti shqiptarë 20 milion dollar për blerje energjie.

Për herë të parë nga nisja e hetimeve për ish-drejtorin e Korporatës Energjetike Shqiptare Andis Harasi, ReportTv zbardh ekskluzivisht dokumentin që vuri në lëvizje Krimin Ekonomik në Shqipëri dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Bëhet fjalë për një informacion sekret të mbërritur nga autoritetet e Luksemburgut të vitit 2011 të cilët kanë gjurmuar një transfertë të dyshimtë prej 1 milion e 750 mijë dollar të bërë në 2003 nga një kompani e huaj nëpërmjet bankës në Luksemburg në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë në favor të Harasanit.

Pala shqiptare informohet se nga 2003 në 2011 në llogarinë e kompanisë "Courtenay Limited" me seli në ishujt Virgin nga Shqipëria janë transferuar 20 milionë dollar për blerje energjie.

Nga llogaria e kësaj kompanie thonë autoritetet e Luksemburgut janë kthyer në Shqipëri disa miliona nga të cilat 1.750.000 dollarë në favor të Andis Harasanit në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë ose afro 8.75 % të totalit prej 20 milion dollarë të paguar për blerjen e energjisë.

Në të njëjtin informacion të klasifikuar dorëzuar autoriteteve shqiptare hetuesit nga Luksemburgu shprehen ?Bazuar në informacione të besueshme, Andis Harasani ka qenë drejtori i KESH, Korporatës Energjetike Shqiptare. Ju lutem mund të na informoni nëse informacionet e përshkruara janë të njohura për policinë apo kanë të dhënë në institucionet e drejtësisë??

Aktualisht Andis Harasani ndodhet në hetim për fshehje pasurie dhe pastrim parash nga prokuroria shqiptare pas kallëzimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive për vlerën e 2.6 milionë dollar.

Emri i tij është përmendur para një viti edhe si mbajtës i një llogarie bankare në Zvicër me një shumë 1 milion dollarë.

Free Traffic Exchange