Report TV - Cani: Pezullimi i gjobave të ashpra s'pengon aksionin ndaj informalitetit

2016-01-29 0

TIRANË - Pezullimi i ligjit të ri të gjobave për shkeljet fiskale nga Gjykata Kushtetuese nuk do ta pengojë administratën tatimore në aksionin kundër evazionit fiskal. Në një takim me përfaqësuesit e sipërmarrjes ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se aksioni kundër informalitetit tashmë ka hyrë në fazën e dytë, dhe është i fokusuar më së shumti tek biznesi i madh.

"Bllokimi i nga Gjykata Kushtetuese e ligjit të ri të procedurave tatimore nuk na pengon në punën tonë. Edhe në ligjin e vjetër detyrimi për kuponin ka qenë dhe kontrolli i inventarëve është i mirëpërcaktuar. Në lidhje me informalitetin, nuk synojmë dyndje tek biznesit. Kemi kaluar fazën e parë te aksionit. 500 studente mblodhën informacione në terren. Arritëm rezultate të matura me një program nga Zelanda e Re. Jemi të kënaqur me fatura, fiskalizim, faturim. Kjo ishte në fazën e saj parë ku tatimorët bënë verifikimin fizik të bizneseve", - tha Cani.

Ndërsa në fazën e dytë të aksionit antiinformalitet fokusi do të jetë tek biznesi i madh.

?Do të bëjmë vlerësimin në bazë risku dhe në kontrollet përkatëse do të kërkojmë shpjegime për çështje konkrete në lidhje me inventarët? pohoi ai.