ATLETI SMAJLAJ PËRGATITET PËR LOJËRAT OLIMPIKE BRAZIL 2016

2016-01-29 1

Izmir Smajlaj, atleti i Vllaznisë po përgatitet intensivisht për lojërat Olimpike Brazil 2016 dhe kampionatin ballkanik që do zhvillohet në Stamboll.

Shkodrani aktualisht stërvitet në kushte të vështira sa në palestrën e shkollës ?Ismail Qemali? e po ashtu në pedonalen në hyrje të qytetit. Smajlaj është stërvitur në Angli për disa muaj dhe tregon se eksperienca atje ishte pozitive. Smajlaj shprehet se në lojërat olimpike të Brazilit synon për një rezultat pozitiv dhe të kërcejë më shumë se 8 metër. Pika më e fortë e Smajlaj është kërcimi së gjati, disiplinë në të cilën është edhe rekordmen kombëtar ndaj kërkon një rezultat pozitiv edhe në lojërat olimpike të Brazilit.