Report TV - PS kundër listave të hapura Çuçi: Sjellin konflikt në parti

2016-01-29 1

Ministri i çështjeve vendore, Blendi Çuci është i pari zë nga qeveria që del hapur kundër kandidimit të deputetëve me lista të hapura. Sipas tij, ky propozim i Lëvizjes Socialiste për Integrim krijon konfliktualitet brenda partisë dhe me rivalët politik.

"Çështjen e listave nëse duhet të jenë të hapura ose të mbyllura nga eksperienca ime sa e njof unë realitetin shqiptar, sa e njof une përgjithësisht funksionimin e sistemeve zgjedhore në rajon unë mendoj që është tërësisht e papërshtatshme për Shqipërinë në këto momente që flasim në fazën e kapaciteteve administrative që ne kemi, konfliktualitetit përgjithësisht administrativ dhe klimës mosbesimit që ka në Shqipëri qoftë nga partitë politike ose më saktë aty buron i gjithë ky konflikt nga mosbesimi midis vetë forcave politike që pastaj transferohet edhe në organet administrative, mendoj që nuk do të ishte një zgjidhje e mençur për Shqipërinë fakti i votimit me lista të hapura sepse jo vetëm që e komplikon nga pikpamja administrative për nxjerrjen e rezultatit por krijon një presmisë për të rritur konfliktualitetin gjë të cilën ne e kemi me bollëk besoj dhe këtu biem dakort të gjithë.

Nuk ka rëndësi konfliktualiteti është brënda partisë apo me rivalët, ajo që s duhet të ndodhi është që s duhet të ketë frymë konfliktualiteti gjatë proçesit zgjedhor dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe e dobishme për të pasur një klimë zgjedhore të qetë, plus që dhe shumë vënde dhe të rajonit po mendojnë që ti largohen pikërisht sistemit me lista të hapura."-tha Çuçi

Po ashtu, kjo formulë vonon daljen e rezultatit të zgjedhjeve. Kjo është arsyeja pse edhe disa vende të rajonit po e shmangin një praktikë të tillë. Para se Çuçi të bëhej ministër, ka qenë një nga ekspertët e PS-së për hartimin e Kodit Zgjedhor.