http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Moxarti? rikthehet në Teatrin Operas dhe Baletit, këtë herë si një muzikë dhome. Artistë si Vikena Kamenica, Klodian Kacani, Dorina Selimaj, Enkelejda Kamani dhe Ilir Kodhima do të sjellin trillet e Moxartit në kryeqytet. Të shtunën, opera pushton ndërtesën, ndërsa mbrëmjen e së premtes ?Dasma? e Preljocajt do vijojë rrugëtimin në skenë. Në skenat teatrale është ende herët për të përmendur një shfaqje të re. ?Gënjeshtër pas gënjeshtre? vazhdon ta tërheqë publikun në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?. Ndërsa drama e Çehovit gjallon Teatrin Kombëtar. Premiera e parë teatrale për ?Metropolin? pritet të mbërrijë në mars. Edhe pse shumë vonë, teatri vijon të ndjekë traditën e shfaqjeve për fëmijë, që duket se po sfumon Teatrin e Kukullave dhe Cirkun Kombëtar, te cilët kane mbetur ende tek atmosfera e krishtlindjeve dhe vitit të ri.