Ministri i çështjeve vendore, Blendi Çuci është i pari zë nga qeveria që del hapur kundër kandidimit të deputetëve me lista të hapura.
Sipas tij, ky propozim i Lëvizjes Socialiste për Integrim krijon konfliktualitet brenda partisë dhe me rivalët politik.
Po ashtu, kjo formulë vonon daljen e rezultatit të zgjehdjeve.
Kjo është arsyeja pse edhe disa vende të rajonit po e shmangin një praktikë të tillë.
Para se Çuçi të bëhej ministër, ka qenë një nga ekspertët e PS-së për hartimin e Kodit Zgjedhor.