Report TV - Të burgosurit në rrezik, kapesh me celular, të shtohen 3 vite burg

2016-01-29 2

Nga kjo e premte nëse të burgosurit kapen me celularë në qelitë e tyre rrezikojnë të marrin një dënim shtesë me nga 1 deri në 3 vite burg veç dënimit që kanë.

Dënimet janë ashpërsuar dhe për administratën e burgjeve apo efektivët e policisë që kapen duke futur për të burgosurit sende të ndaluara dhe ata rrezikojnë nga 5 deri në 10 vite burg.

Këto masa bëhen aktive nga kjo e premte dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto një ditë më parë në një mbledhje me vartësit e tij i ka kërkuar atyre respektim rigoroz të ligjit.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur nga burgjet shqiptare persona me precedent kriminal apo organizata kriminale kanë dhënë urdhëra për vrasje, gjobvënie apo kanë menaxhuar trafikun e drogës e prostitucionit.

Ndërsa me hyrjen në fuqi të këtyre masave pritet që ky fenomen të ulet dhe të shkëputen lidhjet e krimit me zyrtarët që kundrejt parave i mundësojnë atyre futjen e sendeve të ndaluara, si telefona apo mjete prerëse, armë dhe drogë.

Free Traffic Exchange